Futbollisti i ri i njohur, Lamine Yamal, vazhdon të shijojë pushimet e tij pas një spektali të jashtëzakonshëm që dha në Kampionatin Europian.
Së fundmi, ai është vënë re duke kaluar kohë me një vajzë, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për shkak të pamjes së saj misterioze.
Në postimin e fundit të publikuara, vajza është parë me fytyrë të pa indetifikuar dhe me pjesën e sipërme të trupit të mbuluar, duke ngjallur kuriozitet.
Sipas informacioneve të publikuara, thuhet se vajza është 10 vjet më e madhe se Lamine Yamal.

Thashethemet sugjerojnë se ajo mund të jetë Jacque Ligero.
Ligero është një modele spanjolle dhe një influencere e rrjeteve sociale, dhe ajo pretendohet të jetë 27 vjeçe, 10 vite më shumë se mosha e Yamal.
Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo ka afro 40 mijë ndjekës në Instagram, por nëse të dy janë në lidhje nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin e tyre social Instagram.

Ky detaj ka shtuar kuriozitetin rreth saj dhe ka nxitur spekulime të ndryshme në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, është e rëndësishme të përmendim se pak kohë më parë u raportua se ish-e dashura e Yamal, Alex Padilla, e kishte tradhtuar atë me një djalë tjetër.

Megjithatë, adoleshenti duket se ka gjetur shpejt disa alternativa dhe ka vazhduar të fokusohet në kënaqësitë e pushimeve të tij.