Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

“Gjërat i fitojmë falas prej Instagramit, por nuk jemi të pasur”/ Gazetari i njohur e thotë troç

Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, ka kërkuar vëmendjen e ndjekësve të tij në “Instagram” pasi ka një këshillë për ta.

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” u thotë troç ndjekësve që të mos mashtrohen nga jeta luksoze e personazheve publikë në rrjetet sociale.

Sharka shkruan në një postim se ‘personazhet publikë bëjnë një jetë relativisht të mirë, pasi shumë prej gjërave në përditshmëri i përfitojnë falas nga Instagram’. Gazetari nuk ka përjashtuar as veten e tij.

“Nëse mendoni se personazhet publik në vendin tonë (pjesa më e madhe e tyre) janë të pasur (përjashto një pjesë të vogël) e keni gabim. Personazhet publik bëjnë një jetë relativisht të mirë, ku shumë prej gjërave në përditshmëri i përfitojnë falas prej Instagram (përfshirë edhe mua). Pra, nuk mund të jesh i pasur, dhe të postosh vazhdimisht gjëra me TAG (përfshirë dhe mua). Pse e them këtë? Sepse dua që, ata të cilët më ndjekin, nuk dua të mashtrohen nga Instagram”, shkruan Ronaldo në postimin e tij në “Instastory”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X