Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Dhunuan brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij/ Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Shëngjin reperi Noizy dhe DJ Crax

Noizy dhe Dj Crax të cilët ishin në kërkim nga policia e Kosovës janë arrestuar në Shëngjin.

Është bërë e ditur se arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë patur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.

Kujtojmë se ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj personazhit të “TikTok”, Medi Iseni, në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 gushtit.

Një ditë më parë në një reagim të gjatë “Instagram”, reperi i njohur ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, ndërsa thekson se nuk është në arrati.

Noizy shkruante se i është ngritur një kurth dhe se në bashkëpunim me avokatë po merret me sqarimin e ngjarjes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X