Sunday, February 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Këngëtari i njohur shihet përseri në krahë të ish të dashurës, ja fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Këngëtari i njohur Blero Muharremi, ka qenë në vëmendje të medias rozë vitin e fundit, kjo për shkak të lidhjeve dhe ndarjeve të tij të dashurisë për të cilat u fol.

Teksa u zbardhën detaje për divorcin me Afrona Dikën, ai po shijonte një lidhje të re me një bukuroshe që jeton jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, kjo romancë nuk zgjati edhe aq shumë pasi njoftoi ndarjen për shkak të një udhëtimi. Prive së fundmi ka siguruar një fotografi të tyre, ku duket se janë rikthyer bashkë. Ata u fotografuan në një klub nate në Prishtinë, ndonëse nuk dihet akoma se si qëndron e vërteta dyshja janë ribashkuar apo ka qenë një takim i rastësishëm.

Blero dhe ish-e dashura e tij Afrona Dika, u bënë qendra e vëmendjes së mediave rozë veçanërisht pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 2”. Ata u panë bashkë në një ngjarje pas-finale të spektaklit, duke ngjallur më shumë kureshtjen rreth marrëdhënies së tyre.

Vetë Blero është një figurë e njohur në skenën muzikore shqiptare dhe ka qenë pjesë e disa ndarjeve publike në të kaluarën.

Ai më parë ka qenë i martuar me aktoren e njohur Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X