Moderatori i njohur Turjan Hysko prej disa kohësh nuk është parë më në ekran. Në një video që partneria e tij Orinda Huta ka postuar duke kërcyer së bashku me të ndjekësit vunë re se Turjani dukej ndryshe në pamje, duke ngritur dyshimet se mund të ketë probleme me shëndetin.
Mirëpo ishte Orinda ajo e cila i dha përgjigjje këtij aludimi . Në një ‘ask me questions’ që ajo kishte postuar në rrjetin e saj Instagram një fans e pyet nëse bashkëshorti i saj është vërtet sëmurë dhe kjo e fundit ka sqaruar njëherë e mirë dyshimet.
“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.
Orinda është shprehur së partneri i saj është shumë mirë dhe po merret me disa projekte momentalisht.
“Turjani, lavdi zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me ‘projektin e jetës’ dhe është shumë i përkushtuar për t’ia dalë si duhet. Në tv ka projekte që do e kthejnë por jo më kohë të plotë,” tha ajo.

Kujtojmë që Turjani dhe Orinda prej disa vitesh e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre ne martesë. Tashmë çifti janë prindër të një vajze të quajtur Atara.



