Modelja Arnita Beqiraj ka qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi për ndarjen e saj nga “Big Brother Albania”, Arbër Çepani.
Megjithëse asnjëri nga personzhet nuk e ka konfirmuar këtë haptazi, çifti nuk ndiqen më në rrjetet sociale si edhe kanë fshirë çdo foto së bashku.
E intervistuar për ‘Pushime On Top” Arnita është pyetur për fundin e një raporti ku është shprehur se fundet e pakëndshme për të janë fundet e gënjeshtërta.
“Unë jam një njeri që padyshim e shoh veten pas njëfarë kohe me një familje, është brenda dëshirave të mia. Fundet e pakëndshme për mua janë padyshim fundet e gënjeshtërta, ato që janë të pavërteta. Unë nuk i jap vetes atribute të fal ose të mos fal, unë kam në dorë vetëm të pranoj ose të mos pranoj diçka”, ka thënë ajo, mesazh i cili duket si referim për lidhjen e saj të gjatë me Arbër Çepanin.
Kujtojmë që pak javë më parë edhe gazetari vetë ka folur për ‘Pushime On Top’ ku është shprehur është njeri që i ndrron shpesh gjërat në përgjithsesi sepse i merziten.
Nga ky pohim moderatorja merr shkas dhe e pyet:
Më the pak më parë që ti mërzitesh shpejt, a ndodh kjo me njerzit, je mërzitur nga njerzit e vjetër?
Mes të qeshurash moderatori përgjigjet: “No koment”.



