Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

“Pas 9 muajsh betejë përfundoi kimioterapinë”, Vildane Zeneli rrëfen betejën e së motrës me kancerin

Modelja e njohur, Vildane Zeneli, ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin. Ajo ka rrëfyer se pas 9 muajsh luftë me sëmundjen e rëndë, e motra ka përfunduar kimioterapinë.

Vildane Zeneli shkruan se sot është dita më e lumtur për të dhe familjen e saj, edhe pse kanë edhe shumë punë për të bërë.

“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas 9 muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, shkroi ajo.

Ndërkohë postoi edhe një imazh të së motrës para se të diagnostikohej me kancer, dhe u shpreh: “Kaq krenare për ty, mezi pres të të shoh sërish kështu”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X