Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

“Ty nuk të zgjat më shumë se…”/ Dafina i kthehet ashpër ndjekësit që i përmendi…

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri vendosi që partnerit të saj, Kreshnik Gjergji, t’i bënte një dhuratë shumë luksoze. Me rastin e ditëlindjes, ajo i bleu një “Ferrari” të zi.

Kjo dhuratë është komentuar shumë në rrjetet sociale. E pikërisht lidhur me komentet ka reaguar Dafina. Kjo e fundit ka publikuar në “Instastory” një koment të një ndjekësi që kishte ironizuar dhuratën e shtrenjtë.

Në postimin e saj të fundit, këngëtarja kishte ndarë me ndjekësit një fotografi të “Ferrari”-t të zi që kishte blerë për ditëlindjen e Kreshnikut.

Mirëpo, një komentues nuk e kishte pëlqyer këtë gjest dhe kishte lënë një koment të pahijshëm, duke e ironizuar Dafinën për lidhjet e saj në të kaluarën.

“Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot”, ishte komenti i lënë nga një ndjekës.

Në përgjigje të këtij komenti, Dafina kishte shkruar:

“A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X