Thursday, January 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Protestë kundër përdhunimit të femrave në Ukrainë/ E reja e “gjakosur” ndërpret festivalin….

Kriza e shkaktuar në Ukrainë është bërë “pjesë” e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanës të Francës.

Një vajzë gjysmë e zhveshur, ku në trupin e saj kishte pikturuar ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndërpreu ceremoninë e tapetit të kuq. Vajza ende e paidentifikuar, kishte shkruar në trupin e saj, “Mjaft na përdhunuat”, duke u shfaqur në një formë proteste kundër përdhunimit të femrave ukrainase nga ushtria ruse.

Ndërkohë në pjesën e poshtme, ajo kishte vetëm të mbathurat, ku ishte e lyer me ngjyrë të kuqe duke simbolizuar gjakun.

Pas këtij incidenti, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që e kanë larguar atë nga tapeti i kuq. Protesta e shkurtër u zhvillua në premierën botërore të filmit “Tre mijë vite të gjata”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X