Ashtu si Ben Affleck nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së Jennifer Lopez, as ajo nuk shkoi t’a takonte atë më 15 gusht në 52 vjetorin e tij të lindjes.
Mediat e huaja shkruajnë se aktori i famshëm është shoqëruar në ditëlindjen e tij nga ish-bashkëshortja, Jennifer Garner. Ish-çiftin, përveç tre fëmijëve, i bashkon edhe një miqësi e veçantë, pasi Garner është gjithmonë pranë tij, si në momentet e bukura ashtu edhe të pakëndshme.
Nga ana tjetër, JLo ka pozuar me një fustan Dior dhe ka ndarë foton me miliona ndjekësit e saj në “Instagram”.


Në të njëjtën kohë, burime për “RadarOnline”, pretendojnë se dinë arsyen pse çifti u divorcuan. Sipas tyre, Ben Affleck është ai që vendosi t’i japë fund martesës së tyre.
Arsyeja? “Përpjekja e tij e dëshpëruar për të mbrojtur maturinë e tij të fituar me vështirësi”, shkruan “RadarOnline”.
Më konkretisht, ata thanë se stili i jetës së Lopez po rrezikonte Affleck i cili dikur ishte i varur nga alkooli.
“JLo jeton një mënyrë jetese shumë magjepsëse dhe shpesh përballej me tundimin. Ai po rrezikonte maturinë e tij në këtë mjedis, kështu që iu desh të largohej për të shmangur makthin e tij më të keq një rikthim tek alkooli”, kanë thënë burimet.



