Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Dakota Johnson dhe Chris Martin i dhanë fund fejesës së tyre?

Dakota Johnson dhe Chris Martin u raportua se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare. Por, burime për People, thonë se aktorja dhe këngëtari i Coldplay nuk janë ndarë.

“Ata janë të lumtur së bashku“, tha një përfaqësues i çiftit të famshëm. Së fundmi, ylli i Hollywood dhe këngëtari u panë në Festivalin Glastonbury në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu çifti ishin së bashku në Helsinki dy javë më parë. Dyshja u lidhën në vitin 2017, pasi Chris Martin finalizoi divorcin me ish partneren Gwyneth Paltrow në 2016.

Ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private gjatë viteve. Ndërsa një burim tha për People në mars se Martin dhe Johnson u fejuan vite më parë, por nuk nxitonin të martoheshin”.

Gwyneth Paltrow, e cila ka vajzën Apple, 20-vjeçe dhe djalin Moses, 18-vjeç me këngëtarin, i ka dhënë miratimin lidhjes së tij, teksa u shpreh në Harper’s Bazaar: “Unë e dua atë”, referuar aktores.

Gjithashtu fituesja e Oskar, shpreh dashurinë e saj për Johnson përsëri në vitin 2023 në Instagram ku u tha ndjekësve të saj: “Ne jemi në të vërtetë mikesha shumë të mira. Unë e dua shumë atë. Ajo është një person i adhurueshëm, i mrekullueshëm.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X