Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Mes thashethemesh per ndarje nga Jennifer Lopez, Ben Affleck shihet i lumtur pranë ish-bashkëshortes

Ben Affleck, në mes trazirave për ndarje nga Jennifer Lopez u shfaq pranë ish-bashkëshortes Jennifer Garner. Ish-çifti u pa teksa dërgonin vajzën e tyre në kolegj gjatë kësaj fundjave.

Violet thuhet se do të ndjekë Universitetin Yale dhe shkolla e Ivy League ndodhet në Neë Haven, shkruan DailyMail.

Pavarësisht lidhjes së saj të ngushtë me Violet-in, Lopez, mungoi në ngjarjen historike, gjithashtu aktori 52-vjeçar ka kohë që ka hequr nga gishti unazën e tij të martesës.

Në fotot e siguruara nga DailyMail aktori është dukur i lumtur teksa shijon darkën me Garner,djalin  dhe vajzën .

po ashtu 52-vjeçari ka kohë që e ka hequr unazën e tij të martesës nga gishti.

Të katër shijuan darkën në restorantin South Bay përpara se të shkonin për një shëtitje relaksuese.

Në një moment gjatë daljes Beni, i veshur me një këmishë, pantallona të gjera dhe atlete Nike, u pa duke i dhënë Fin për një përqafim të ëmbël ndërsa të katër u mblodhën përgjatë trotuarit.

Ndërkohë, Garner kishte veshur një palë atlete, xhinse, bluzë me vija dhe mbante vënë syze optike.

Të gjithë u shfaqën mjaft të lumtur dhe të qetë teksa shijuan një mbrëmje të këndshme në praninë e njëri-tjetrit.

Garner ishte i martuar me Affleck nga viti 2005 deri në 2018 dhe ka tre fëmijë me të Violet, Fin dhe Samuel, 12 vjeç.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X