Sunday, September 22, 2024
spot_img

Dafina Zeqiri bën lëmsh ndjekësit me dhuratën e papritur për Dj Geek

- Advertisement -..

Dj Geek, emri i vërtetë i të cilit është Genc Halmi, nuk e ka sot ditëlindjen por partnerja e tij Dafina Zeqiri ka vendosur ta suprizojë me një dhuratë.

Dj Geek, publikoi në llogarinë e tij në Instagram disa foto dhe video nga surpiza e papritur e parnteres së tij. Këngëtarja i ka dhuruar të dashuri të saj një motor ngjyrë të verdhë, të cilin duket se ai ka dashur ta ketë prej kohësh.

“Dhuratë ditëlindjeje para kohe nga gruaja”- shkruan ai krahas postimit, ndërsa këngëtarja ka zbuluar në seksionin e komenteve se në fakt ditëlindja e Dj Geek është më 10 shtator.

“10 shtator, por ne do festojmë që sot beb”, shkruan ajo ndërsa çifti duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. Ndërsa ndjekësit kanë nisur menjëherë me komentet, duke uruar Dj Geek për ditëlindje. Një komentues, i cili replikoi në komentin e Dafinës shkruan: Shyqyr që fole se vazhduan urimet për ditëlindje. 

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X