Këngëtari i njohur Flori Mumajesi, prej kohësh është distancuar nga rrjetet sociale si edhe nga karriera muzikore.
Sot ai feston ditëlindjen dhe një urim special ja ka bërë moderatorja shumë e njohur Arbana Osmani, një mikeshë e ngushtë dhe shumë e vjetër e tij, ajo ka postuar një video teksa Flori dhe djali i saj Joni, këndojnë së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon,” ka shkruar Arbana.



