Saturday, February 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Biznesmeni i njohur flet për lidhjen me Diola Dostin: “Më ka dhuruar qetësi shpirtërore!”

Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti, pas daljes nga shtëpia e famshme nisi një marrëdhënie dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.

Të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpeshherë postojnë momente me njëri tjetrin për ndjekësit.

Së fundmi Erolldi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Era Tv” në T7 ku ka folur për romancën e tij të dashurisë me nutricionisten.

Ai është shprehur se Diola i ka ofruar atij një qetësi shpirtëore dhe janë duke e shijuar jetën ashtu siç duhet.

“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai.

I pyetur për ndonjë plan për dasëm biznesmeni tha se është ende herët, ja ka lënë rradhën të birit por e kanë në planet e tyre një festë e cila do të kurorëzojë dashurinë e gjetur pas kaq shumë kohësh.

“Por për një dasmë është ende herët të flitet. Ai tha se për momentin duhet të martohet djali i tij,Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin.

Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë,” tha Erolldi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X