Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me fansat një video të saj të publikuar nga një faqe e njohur.
Në këtë postim këngëtarja shfaqet shumë më e re nga sa është tani. Siç duket kjo video i përket përiudhës kur Rexha ishte në fillimet e karrierës së saj.
Në këtë video, këngëtarja me origjinë Shqiptare shkëlqen me flokët e saj të zeza dhe një trup shumë më të dobët se sa ajo që ka sot. Interpretuesja e shumë hiteve shfaqet mjaft energjike dhe e vendosur për të arritur suksesin në botën e muzikës.

Gjatë videos, ajo dëgjohet duke thënë: “Mendoj se mënyra e vetme se si mund të ndihmoj njerëzit është realisht të jem një super yll”.
Sipas faqes së njohur Fuse Tv, gjithë ky vetëbesim i Rexhës vjen si shkak i shenjës së horoskopit.



