Friday, February 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Ylli i Gossip Girl, Ed Westwick i jep fund beqarisë me aktoren Amy Jackson

Aktori Ed Westwick, i njohur për rolin e tij si Chuck Bass në serialin Gossip Girl, i dha fund beqarisë me aktoren Amy Jackson.

Lajmi u bë i ditur nga vetë çifti, të cilët publikuan fotografi nga dasma e tyre e magjishme.

“Udhëtimi ynë sapo ka filluar”, shkroi dyshja në postimin e tyre.

Foto: Ed Westwick / Instagram

Ceremonia e tyre e martesës u mbajt në Itali në një ambient shumë të veçantë, derisa vet Amy rrezatonte me fustanin e saj përrallor të nusërisë.

Çifti ftuan 220 persona, të cilët udhëtuan nga SHBA-ja, India dhe nga disa pjesë të Evropës për t’iu bashkuar atyre në celebrimin tre ditor në Bregdetin Amalfi.

Jackson potencoi se regjioni piktoresk ishte “vendi perfekt” për ta mbajtur ceremoninë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X