Dy reperat më të njohur shqiptar dhe më të dashur për publikun Noizy dhe Ledri Vula nuk kanë pasur raporte të mira së bashku.
Të dy personazhet, Noizy pjesë e grupit OTR dhe Ledri i Babastarsave, i kanë bërë disse njëri tjetrit me anë të këngëve.
Mirëpo sot mes tyre shihet një raport krejt tjetër. Noizy ka shijuar së fundmi një nga performancat e Ledrit në një mbrëmje, ku edhe i ka dedikuar disa fjalë.
“Një dhe i vetmi,” ika shkruar Noizy në InstaStoryn e postuar teksa dëgjohet Vula duke kënduar.

Mesa duket dyshja i kanë lënë pas keqkuptimet dhe kanë rrgulluar marrëdhenien midis tyre duke e kthyer në shoqëri.



