Friday, February 6, 2026
spot_img

Latest Posts

“E ka kokën e madhe”/ Paris Hilton reagon ashpër ndaj komenteve tallëse për djalin

Paris Hilton ka reaguar ndaj njerëzve që tallen me djalin e saj, Phoenix.

Ylli i famshëm shpesh publikon fotografi me fëmijët në Instagram, por thotë që merr komente mizore. Shumë kanë shkruar ndër të tjerash se djali i saj e ka ‘kokën e madhe’.

Fëmijë qesharakë”, “Nuk më duken normalë”, “Këtë fëmijë duhet ta ketë sjellë në jetë një magjistar” – janë vetëm disa nga komentet që po e shqetësojnë modelen.

Më pas, Paris iu përgjigj komenteve negative për fëmijët.

“Kur jeton në qendër të vëmendjes komentet janë të pashmangshme. Por nëse synon fëmijën tim është e papranueshme. Kjo më dhemb aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Përpiqem shumë që djali im të jetë i rrethuar nga dashuri, nëse nuk postoj foto të fëmijës tim, njerëzit do të thonë që nuk jam nënë e mirë kur postoj, hyjnë dhe shkruajnë me plot urrejtje”, tha ajo.

“Unë jam një nënë krenare dhe fëmija im është plotësisht i shëndetshëm. Phoenix është bekimi më i madh në jetën time. Shpresoj që njerëzit të mund ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë dashamirësi, mirësi dhe ndjeshmëri”, shtoi ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X