Jeta private e këngëtares së famshme, Lana Del Rey, ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes. Shkak është bërë një fotografi e 39-vjeçares ku shfaqet dorë për dore me 56-vjeçarin, Jeremy Dufrene, në një festival në Leeds, Mbretërinë e Bashkuar.
Më pas ata u panë gjithashtu duke bërë blerje në Londër dhe më vonë duke darkuar në një restorant.
Po kush është Jeremy Dufrene?
I dashuri i ri i Lana Del Rey është baba i dy fëmijëve, i cili punon si kapiten dhe udhërrëfyes në ‘Airboat Tours by Arthur’.
Është një agjenci që lejon turistët të ngasin varkat në kënetat e Luizianës, të cilat janë plot me aligatorë, çafka, skifterë dhe kafshë të tjera që jetojnë atje, shkruan “DailyMail”.
Edhe mediat e huaja deklarojnë se Jeremy është një adhurues i madh i aligatorëve dhe ndonëse profili i tij në “Instagram” është i mbyllur për publikun, në foton e tij të profilit shihet duke pozuar mbi një aligator dhe duke e puthur në kokë.



Në biografinë e tij në faqen e agjencisë së lartpërmendur, shkruhet se më parë ka punuar në një fabrikë.
Këngëtarja e famshme dhe Jeremy njihen prej pesë vitesh
Lana dhe i dashuri i saj i ri u takuan në vitin 2019 kur ajo ishte vizitore në një nga turet turistike në moçal.
“Jeremy më lejoi të jem kapiten në turnetë me anije ajrore të Arthur”, shkroi ajo në atë kohë së bashku me disa foto së bashku në Facebook.
Gjithashtu, ai më pas ka publikuar edhe një foto të tyre duke pozuar së bashku dhe ka shkruar: “Nuk e di se me kë mund të hasësh… Ishte kënaqësi Lana”.



