Për Ronela Hajatin 2 shtatori është një datë speciale. Këngëtarja e njohur feston sot ditëlindjen dhe bën 35 vjeçe.
“Gëzuar ditëlindjen për mua. Jam shumë krenare për veten time”, është urimi që Ronela i ka bërë vetes në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku sigurisht nuk mungojnë urimet e shumta me rastin e ditëlindjes.



