Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ka zbuluar mëngjesin e sotëm se është në një lidhje dashurie. E ftuar në emisionin “Wake Up”, moderatorët e ngacmuan paksa në lidhje me jetën e saj personale.
“Jam në një njohje, por kaq mund të them”, u shpreh ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Erjola gjithashtu tregoi edhe karakteristikat që dëshiron që të ketë mashkulli i saj ideal.
“E di ku është e çuditshmja, se dikur vija me karakteristika fikse, e dua kështu, e dua ashtu. Tani jo, më pëlqen ajo energjia që o ndodh, o nuk ndodh. Nuk kam tashmë një karakteristikë fikse, dua thjeshtë të më bëjë të ridashurohem përsëri. Dua shumë të dashurohem”, u shpreh fillimisht Doçi.



