Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu nisën një romancë brenda “BBVK”. Marrëdhënia e tyre ishte tepër e komentuar jo vetëm brenda por jashtë shtëpisë e cila poashtu zgjati disa kohë dhe pas daljes së çiftit nga formati.
Mirëpo lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë. Çifti pësoi një krisje në marrëdhënie por përsëri e gjetën “udhën” për tek njëri-tjetri. Por siç duket ishte e shkruar që marrëdhënia e tyre të përfundonte pak kohë më vonë. Përpara disa javësh nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, Kaderi njoftoi për ndarjen nga Lumbardhi.
Së fundmi, është publikuar promo e një interviste që Kader ka zhvilluar për Prive. Në pjesën e intervistës së publikuar Kader dëgjohet të rrëfehet:
“Lumbardhi brenda ka qenë krejt ndryshe e ndërsa jashtë jam ballafaquar me një tjetër njeri!
Por s’mbaron me kaq. Ish-i i saj do të jetë i ftuar në një podcast që do të publikohet shumë shpejt.”

Basketbollisti dhe moderatori i njohur, Fis Juniku, ka paralajmëruar me entuziazëm rikthimin e shumëpritur të podcastit të tij të suksesshëm, “Shok Podcast”.
Lajmin e ka ndarë përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shihet në shoqërinë e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, i cili mesa duket do të jetë i ftuari i tij i parë për këtë sezon të ri.
Në vende të ndryshme, thuajse njëkohësisht… duket se shtatori nis nxehtë për Kaderi e Lumbardhin dhe deklaratat pikante s’do të mungojnë!



