Në postimin më të fundit të Jennifer Lopez në “Instagram”, përshkrimi me një nga shprehjet më virale aktualisht në “TikTok”, “Very demure… very mindful”, u bë shkëndija që e shtyu basketbollistin e njohur, Jimmy Butler, të ndërvepronte me këngëtaren.
Ai komentoi në postim për të tërhequr vëmendjen e artistes së famshme dhe për t’i kujtuar asaj një çështje të pazgjidhur mes tyre.
“A do të ishte shumë modeste nga ana juaj t’i përgjigjeni DM-së time?” pyeti ylli i NBA-së, duke e shtyrë këngëtaren që t’i përgjigjej diçkaje që kishin diskutuar privatisht.
55-vjeçarja u përgjigj me humor, duke treguar raportin e mirë mes tyre, duke pyetur: “A ke një unazë?” dhe pse është ende e paqartë cilës unazë i referohej këngëtarja.