Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Jennifer Lopez ka fshirë tatuazhin e përbashkët me Ben Affleck?

Lopez mund t’i ketë dërguar një tjetër mesazh Ben Affleck, pasi me shumë gjasa ka fshirë tatuazhin e tyre të përbashkët, ose e ka mbuluar atë me make-up.

Në shkurt të vitit 2023, ata bënë një tatuazh të përbashkët, me shenjën e infinitit dhe emrat e tyre. 

Mos ndoshta J.Lo ka fshirë tatuazhin e përbashkët me Ben Affleck?

JLo u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronte (TIFF) me një fustan në ngjyrë argjendi, me fjongo të zeza, i cili ndër të tjera, ekspozonte brinjët e saj, ku më parë ishte tatuazhi.

Siç e thamë edhe më lart, nuk dihet nëse aktorja dhe këngëtarja e famshme e ka hequr përgjithmonë tatuazhin apo e ka mbuluar përkohësisht me grim, gjithsesi, është e qartë që nuk ka dashur ta ketë/tregojë, sidomos pas marrëdhënies së ndërlikuar dhe divorcit të tyre.

Lopez bëri një veprim të qartë kur vendosi t’i jepte fund njëherë e mirë martesës: Ajo shkoi e vetme në Gjykatën Supreme të Los Angeles dhe e nënshkroi divorcin pikërisht më 20 gusht, data që përkon me përvjetorin e ish-çiftit të famshëm.

Është e paqartë nëse edhe Ben e ka hequr ose mbuluar tatuazhin e përbashkët me J.Lo. Ai zgjodhi të bënte dy shigjeta me nistoret e emrave të tyre, pra J dhe B.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X