Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Kritikohet nga fansat për kilet e tepërta dhe muzikën e saj: Reagon ashpër Ronela Hajati

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr here pas here për pamjen e saj fizike por shpeshëherë edhe muzikën.

Ronela, mesa duket e bezdisur nga këto reagime të ndjekësve u ka bërë thirrje atyre se kohën që haxhojnë duke i komentuar asaj ta shfrytëzojnë për të fituar para.

“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.

“Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.

Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.

Këngëtarja është e njohur për ndërgjegjësimin dhe qëndrimet e saj të forta kundër bullizmit dhe kritikave të pabaza, dhe ky reagim i saj vetëm sa e thekson më shumë vendosmërinë e saj për të vazhduar rrugën e suksesshme në muzikë pa u ndikuar nga komentet negative.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X