Thursday, September 19, 2024
spot_img

Meriton Mjekiqi përfshihet në një aksident të rëndë automobilistik

- Advertisement -..

Moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë, gjatë kthimit për në Kosovë dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë. Sipas “PopArt”, ish-banori i Big Brother, teksa ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur në një shpejtësi të menjëhershme. Gazetari ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.

Për shkak të orës së vonë të aksidentit, Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuaj një orë.

Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, gazetari është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X