Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugore teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.
Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar vetë Meritoni ku është shprehur se:
Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë nuk kam pasur asnjë lloj aksidenti, mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme dhe sidomos tek pjesa ku shkruajnë diçka të tillë sepse shqetësojnë familjen, njerëzit dhe dashamirësit të cilët janë gjithmonë pjesë e jona.
“Portaleve” edhe pse kam të drejtë padie për një shpifje të tillë për momentin nuk jam marrë me diçka të tillë. Por më e rëndësishme ishte që sot të dal dhe t’ju tregoj se jam shumë mirë. Sot dola në një ditë tjetër si çdo ditë të cilën e kam me shumë punë duke e bërë gati edhe emisionin dhe sezonin e riqë do të jem në një prej TV më të mëdha shqiptare kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes me mënyrën se si e transmetoni lajmin tek publiku. Ju dua shumë, faleminderit shumë për interesimin dhe për gjithçka! Ju jam mirënjohës, jam shumë mirë faleminderit!