Thursday, September 19, 2024
spot_img

“Me zemrën plot, por me një vend bosh”- Jul Deda feston ditëlindjen e parë pa të atin

- Advertisement -..

Së fundmi aktori i humorit Jul Deda festoi ditëlindjen e tij. Por në këtë 43-vjetor, ai festoi pa të atin, artistin e ndjerë Zef Deda, i cili ka ndërruar jetën rreth një vit më parë, në nëntor 2023.

Sigurisht, në këtë ditë të shënuar për të, nuk mund të mos ia ndjente dhe shprehte mungesën. Ai shkruan në Instagram, teksa poston një foto familjare, se e ka zemrën plot, por me një vend bosh.

“E para ditelindje pa ty Babush, ta ndjej mungesen, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, cdo dite. Gjithsesi familja qe ti e kishe prioritet, ja ku eshte, e qeshur siç e deshe”, shprehet aktori.

Postimi i plotë:

Ja keshtu me gjeti ky 43 vjetor, me zemren plot, por me nje vend bosh. E para ditelindje pa ty Babush, ta ndjej mungesen, sidomos sot. Por ti je me mua, je me ne, cdo dite. Gjithsesi familja qe ti e kishe prioritet, ja ku eshte, e qeshur siç e deshe. Jam i mbushur me dashuri, per kete falenderoj familjen time, e cila eshte frymezimi im dhe pasuria me e madhe qe kam. Nje falenderim i perzemert shkon per ju, qe me derguat qindra mijera mesazhe urimi nga mbare shqiptaria, dhe ma bete kete dite te pa harrueshme, ju dua pa fund.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X