Friday, September 20, 2024
spot_img

E rëndë/ Modelja transgjinore gjendet e masakruar jashtë shtëpisë së saj

- Advertisement -..

Modelja trasgjinore mjaft e njohur në Gjeorgji, Kesaria Abramidze, është vrarë brutalisht me thikë, vetëm disa ditë pas miratimit të një ligji anti-LGBT që ndalon propagandën LGBT dhe ndryshimet gjinore në vend.

Mediat e huaja shkruajnë se 37-vjeçarja është gjetur e masakruar jashtë shtëpisë së saj në kryeqytetin Tbilisi, pas shumë goditjeve me thikë.

Autoritetet kanë arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen, Beka Jaiani, 26 vjeç, i cili u kap në aeroportin e qytetit ndërsa përpiqej të largohej nga Gjeorgjia. Besohet se ai kishte një njohje të mëparshme me modelen dhe aktoren Abramidze.

Ndërkohë pamjet e sigurisë tregojnë sulmuesin e dyshuar duke pritur në ashensorin e ndërtesës, ndërsa më pas dëgjohen ulërimat e banorëve që gjejnë trupin e përgjakur të viktimës.

37-vjeçarja kishte marrë pjesë në një konkurs transgjinor në vitin 2018 dhe kishte folur hapur për operacionet e saj të ndryshimit të seksit. Ky është rasti i tretë i vrasjes së një transgjinoreje në Gjeorgji gjatë viteve të fundit.

Vrasja e Abramidzes ndodhi vetëm disa ditë pas miratimit të një ligji të diskutueshëm, i cili ndalon martesat mes personave të të njëjtit seks, adoptimet nga çiftet e të njëjtit seks, dhe propagandën transgjinore në media dhe shkolla.

Ligji, i quajtur “Mbrojtja e familjes dhe e të miturve”, ka ngjallur reagime të ashpra nga Bashkimi Europian, i cili e ka kritikuar për diskriminim dhe për nxitje të dhunës ndaj komunitetit LGBT, siç shkruan “Daily Mail”.

Ligji gjithashtu ndalon ndryshimet gjinore që po praktikohen në vendet perëndimore dhe anulon të gjitha martesat e të njëjtit seks të regjistruara më parë në Gjeorgji. Ndërsa Brukseli ka shprehur shqetësime për ndikimin e ligjit mbi të drejtat e njeriut, kryetari i parlamentit, Shalva Papuashvili, një nga mbështetësit kryesorë të tij, tha se qëllimi është “mbrojtja e të miturve nga propaganda homoseksuale dhe forcimi i vlerave tradicionale familjare.”

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13868631/Transgender-actress-influencer-stabbed-death-Georgia-day-anti-LGBT-law.html#v-2564998159316175429

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X