Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Françeska Murati largohet nga “Pa filtra”? Ja komenti që ngjalli dyshime

- Advertisement -..

Një situatë mjaft e sikletshme u krijua të dielën e kaluar në “Pa Filtra”, në emisionin “E Diell” në Top Channel. Protagonistë ishin opinionistja e rubrikës, Françeska Murati dhe një i ri i cili u prezantua si artist.

Ky i fundit u dhuroi secilit nga opinionistëve dhe moderatorit, Ronaldo Sharka, nga një karikaturë. Teksa të gjithë e pëlqyen pikturën e tyre, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” u nda e pakënaqur.

Djali në fjalë i dhuroi Françeskës një karikaturë ku e kishte bërë si shtrigë. Sipas tij, ai e ka parë Muratin si të tillë teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e për këtë arsye e ka vizatuar ashtu.

Pas debatit që bëri me djalin por edhe me disa prej opinionistëve, Françeska vendosi që të largohej nga aty dhe të shkonte pranë publikut.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Françeska tregoi se si u ndje në ato momente. Ajo sqaroi publikun se nuk ishte diçka e bërë me skenar për show, por ishte me të vërtetë ashtu.

Por jo vetëm kaq, pasi kur e pyetën nëse do t’a shohim Muratin sërish në “Pa Filtra”,  ajo tha: “Jam mërzitur shumë”.

“Jam e mërzitur sepse kur unë u bëra pjesë e formatit, jam bërë pjesë sepse më është thënë që ne do të promovojmë njerëzit sepse 30 sekonda janë të mjaftueshme për të ndryshuar jetën e dikujt. Nuk do të jap një përgjigje për këtë momentalisht sepse nuk më lejohet, do ta shihni të dielën. Jam mërzitur realisht shumë. Kam bërë diskutime shumë. Me Ronaldon kam diskutuar gjatë, me produksionin. Kam shprehur pakënaqësitë e mia, mërzitjet e mia sepse unë kam shkuar aty për të bërë gjëra të bukura, nuk dua sherre”, tha Murati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X