Saturday, September 28, 2024
spot_img

Avokati i Diddy-t shpjegon çfarë fshihet pas 1000 shisheve vaj për bebe?

- Advertisement -..

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs është në qendër të një skandali pas bastisjes së shtëpive të tij në Los Angeles dhe Miami, ku policia zbuloi mbi 1000 shishe vaj për bebe. Avokati i tij, Marc Agnifilo, ka deklaruar se nuk e di se si ka arritur në këtë numër dhe e ka justifikuar këtë sasi me mundësinë e blerjeve në shumicë, duke theksuar se Diddy ka një shtëpi të madhe dhe mund të blejë artikuj në Costco (brand marketi).

Nuk e di nga erdhi ky numër. Nuk mund ta imagjinoj të jetë 1000. Nuk jam i sigurt nëse vaji i bebit ka lidhje me ndonjë gjë… Dmth, ai ka një shtëpi të madhe. Ai blen gjëra në sasi të mëdha. Besoj se ka një Costco kudo që ai ka një shtëpi.

Gjetjet kanë ngritur shqetësime, me agjentët federalë që besojnë se vajrat dhe lubrifikantët u përdorën në festa të nxitura nga droga dhe alkooli. Sipas hetimeve, Diddy është akuzuar për trafikim, përdhunim dhe dhunë, me detaje të rënda që përfshijnë abuzim me pjesëmarrësit e festave.

Diddy, i cili u arrestua në një hotel në Nju Jork, pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi akuzat. Ky rast ka shkaktuar një reagim të gjerë në publik dhe në mediat sociale, duke theksuar nevojën për një hetim të plotë mbi këto akuzat serioze.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X