Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Ja kush do të jenë bashkëmoderatoret e “Goca dhe Gra”

Talk show-n i njohur “Goca dhe Gra” do të rikthehet këtë sezon me një formë të re dhe emocionuese, duke bashkuar pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit do të jenë këto pesë gra që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme, duke sjellë një gamë të gjerë të ftuarish të njohur. Heidi dhe Egla rikthehen krah njëra-tjetrës pas përvojës së tyre në “Big Brother VIP”, ku njëra ishte finaliste dhe tjetra fituese.

Pjesë e panelit do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogu Jorida Rustemi, si dhe aktivistja Xhilda Luzi, të cilat do të sjellin perspektiva të ndryshme mbi temat e diskutuara.

“Goca dhe Gra” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 22:00 në Top Channel, duke filluar nga 5 tetori. Ky sezon pritet me shumë interes, duke ofruar diskutime të thella dhe interesante mbi çështje të ndryshme që prekin jetën e përditshme.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X