Këngëtari i njohur Stine, pas disa ulje-ngritjeve të marrëdhënies me partneren e tij ,së fundmi ka konfirmuar se është i dashuruar dhe shumë i lumtur me të.
I pyetur në një intervistë se si i ka punët me dashurinë, këngëtari është shprehur:
“MashAllah, jam i dashuruar dhe e kam nusen në shtëpi.”
Kujtojmë që këngëtari dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje.
Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.

Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua.
Ndërsa Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias ai është përgjigjur:
“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”.
Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari është shprehur se janë rrugës.
Mos harrojmë dhe marrëdhënien e Gracielës me motrën e Stines e cila nuk ka qenë aspak e mirë.



