Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka trazuar rrjetin me një postim në “Instastory”. Ajo përmend skandalin që ka pushtuar botën rreth reperit të famshëm, P-Diddy.
Ronela ka postuar një foto të saj, në të cilën shkruan se njeh disa shqiptarë që janë sinonim i Diddy-t.
“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Hajati në “Instastory”.

Pra, me këtë nënkuptohet se edhe në Shqipëri ka personazhe të njohur e me pushtet, që kanë kryer skandale si ai i reperit Diddy.
Ndërkohë kujtojmë se ky i fundit ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim.



