Georgina Rodriguez, ka bërë bujë së fundmi në rrjetet sociale me një deklaratë të dhënë në dokumentarin që i kushtohet jetës së saj.
Modelja ka deklaruar se beson në forcat e mbinatyrshme duke shtuar se ka parë me sytë e saj një krijesë të frikshme në shtëpinë e tyre.
Në një nga episodet e dokumentarit, Georgina tregon se një ditë, kur ishte duke u ushqyer, papritur ngriti kokën dhe tek muri iu krijua iluzioni sikur pa një fytyrë me sy, shpatulla dhe brirë, duke e cilësuar atë si “djall” sipas TAR.
“Unë besoj se forcat e errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti,” tha partnerja e Cristiano Ronaldos.

Mirëpo deklarata e Rodriguez nuk mbaron ma kaq, ajo gjithashtu ka rrëfyer se dhe vetë fëmiët e saj e kanë ndjerë prezencën e kësaj force duke e përshkruar atë si “monstër.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të madh nga publiku, duke e bërë Georginën një figurë të diskutuar në mediat sociale.
Kujtojmë që “Netflix” ka publikuar trailerin për sezonin e tretë të dokumentarit të njohur “I Am Georgina”, i cili i referohet një jete të re të modeles. Ndryshime të mëdha në jetën e Georgina Rodríguez dhe familjes së saj, duke përfshirë transferimin në Arabinë Saudite.



