Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Latest Posts

“Është e neveritshme që bën të tilla gjëra”/ Ndjekësit shpërthejnë ndaj Kourtney Kardashian

Ylli televiziv, Kourtney Kardashian, po përballet me kritika të shumta në internet. Shkak është bërë dekorimi që i ka bërë shtëpisë për festën e Halloween.

Ylli i “The Kardashians” publikoi në rrjetet sociale një album me foto, mes të cilave edhe ambiente të shtëpisë së saj, të arreduar me elemente të Halloween-it. Në album ndodhej edhe fotoja e dy skeleteve të vendosur në një pozicion paksa seksual.

“Përshëndetje tetor!”, shkroi Kardashian krahas këtij postimi, të cilin disa nga ndjekësit e saj nuk e pritën aspak mirë.

“Si nënë e 4 fëmijëve, është e neveritshme që bën të tilla gjëra”; “Seriozisht e ke me skeletet? A ke respekt për fëmijët e tu?”; “Shumë e çuditshme kjo puna e skeleteve”; “A interesohesh për shembull që fëmijët e tu të mitur do i shohin këto gjëra?”; ishin disa prej komenteve.

Kourt përballet shpesh me të tilla komente për Halloween-in, por mesa duket, nuk i merr shumë për bazë. Kujtojmë se ajo dhe bashkëshorti, Travis Barker njihen si një çift që s’i ka kursyer puthjet e prekjet edhe në daljet publike, ndaj dekori i Halloween-it është deri diku i pritshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X