Teksa çështja e P.Diddy-t është bërë një nga më të diskutuarat. së fundmi edhe Einxhel Shkira ka folur rreth kësaj situate.
Ka qenë një fans i cili e ka pyetur moderatoren nëse mendon se ka njerëz të tillë si Diddy në industrinë e muzikës shqiptare.
Ajo është përgjigjur se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk e ka askush atë guxim por moderatorja nuk përjashton faktin se mund të ketë nga ata në vendin tonë të cilën e ëndërrojnë të jenë si reperi.
“P Diddy nuk kemi se Shqipëria një grusht vend është dhe s’besoj se e ka dikush atë lloj guximi… Gjithashtu besoj se sado e egër të jetë bota e muzikës nuk mendoj se dikush ka arritur aq lart apo aq pushtet sa të kushtëzojë të tjerët duke kërkuar favore poshtëruese. Por në botën e televizionit hmmm… ndonjë që ëndërron të jetë si P. Diddy dhe mund të ketë…” shkruan Einxhel.