Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Latest Posts

“Bëra gjithçka që ta mbaja në jetë”/ Madonna flet për humbjen e të vëllait

Këngëtarja e famshme, Madonna, është në zi pasi ka humbur vëllain e saj, Christopher Ciccone në moshën 63-vjeçare. Përmes një postimi në “Instagram”, ylli i muzikës pop ka njoftuar lajmin e trishtë duke ndarë momente ndër vite, nga bashkëpunimet profesionale deri te jetesa me të.

“Vëllai im Christopher ka ndërruar jetë”, e nis kështu postimin e saj artistja, duke shtuar: “Ai ishte njeriu më i afërt për mua në kaq shumë vite, madje është e vështirë të shpjegohet lidhja që ne kemi pasur bashkë”.

Këngëtarja e “Material Girl” thotë se ata të dy ishin tipa të ndryshëm dhe shoqëria shpesh i vinte në vështirësi për këtë qasje të tyren, por kjo nuk i pengoi që të donin njëri-tjetrin.

Madonna reflektoi mbi dashurinë mes tyre dhe pasionin e Ciccone-s për kërcimin kur ata ishin më të rinj në moshë dhe duke e përshkruar atë si një person të dhënë pas çmendurive dhe emocioneve.

“Kemi kërcyer së bashku në skenë në fillimet e karrierës sime dhe në fund. Ai mori rolin e drejtorit kreativ në shumë turne që kam organizuar nëpër botë dhe unë e admiroja atë për pasionin, komunikimin e drejtpërdrejtë dhe jo vetëm”, thekson ajo.

Mbretëresha e pop-it shton se ka bërë gjithçka që “ta mbajë atë sa më gjatë në jetë”, por kanceri ishte agresiv dhe në një gradë të avancuar, çka e çoi edhe në humbjen e jetës së vëllait të saj.

Madonna dhe vëllai, Christopher, kanë ardhur në jetë nga martesa e Silvio Ciccone-s dhe Louise Ciccone-s, ndërsa ata kanë edhe vëllezër e motra të tjerë me emrat Anthony, Martin, Paula dhe Melania.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X