Friday, December 27, 2024
spot_img

Kriset miqësia e Ilirit dhe Sabianit/Iliri: Një pjesë të lekëve ja dhash Sabianit..

- Advertisement -..

Në “Big Brother Vip” u krijuan shumë ngjarje dhe situata që tërhiqnin shumë interes, një nga këto ishte miqësia e Ilirit dhe Sabianit. Miqësia e tyre u duk sikur nuk do kishte asnjë krisje aq e fortë u reflektua.

Por duket se kjo gjë paska ndryshuar. Mes tyre është pësuar një krisje. Sabiani me deklaratat e tij në emisionin e vëllezërve Veshaj ” Më lër të flas” ka lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.

Hatërmbetja e Sabianit nisi pasi ai festoi ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë por jo nga ai që quajti “vëlla” që nga pjesëmarrja e “Big Brother Vip”

Menjëherë pas deklaratës së këngëtari, ka reaguar edhe fituesi. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, është shprehur Iliri.

Balerini i njohur tha se është angazhuar me disa projekte në Itali. Por kur u pyet për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë, me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por nuk përmendi emrin e Sabianit.

“Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij. Në miqësi çdo gjë duhet të lindë në mënyrë spontane dhe nga zemra, përndryshe është falsitet dhe hipokrizi”, tha ai. Më tej fituesi i “Big Brother” u shpreh se madje kishte ndarë me Sabianin edhe një pjesë të parave që kishte fituar. “S’ka mbetur gjë më për investime, sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet.

Këtë dhuratë e kisha shkruar vetë në formularin e BBV që kur isha në izolim në hotel, para se të fillonte programi. Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mi për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar Sabianit për miqësinë e krijuar në shtëpi dhe për faktin që doja ta kisha me vete në finale E vërteta e sherrit për para të Ilirit dhe Sabianit dhe, sigurisht, një pjesë i është destinuar vëllait tim Olti, që s’e ka marrë akoma. Për veten, jam i kënaqur dhe më mjafton emri i fituesit. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që më përkrahën. Unë nuk hyra për para në BBV dhe jam shumë mirë kështu”, ka treguar balerini i njohur për “Revista Class”.

Ndërsa fituesi i BBV Ilir Shaqiri konfirmoi se një pjesë të parave ia kishte dhënë Sabit, askush nga miqtë dhe njerëzit e afërt të dy miqve nuk di që një shumë e tillë të jetë derdhur për Sabianin. Edhe pse shkak për krisjen e miqësisë së tyre nuk kanë qenë paratë, përsëri ka pasur tensione të krijuara ditë pas dite nga të dy.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X