Monday, February 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Skandali i Diddy-t, caktohet data e gjyqit për reperin

Më 5 maj të vitit 2025 është një datë gjyqi që u caktua të enjten për manjatin e hip-hopit, Sean Diddy Combs”, për t’u përballu me akuzat për trafikim seksual.

Mediat e huaja shkruajnë se reperi i famshëm u paraqit para gjykatësit, Arun Subramanian, në gjykatën federale të Manhatanit. Pasi hyri në sallën e gjyqit, ai përqafoi përzemërsisht secilin prej avokatëve të tij dhe buzëqeshi teksa fliste me ta.

Gjithashtu në këtë seancë, gjykatësi caktoi afate për avokatët nga secila palë për të paraqitur argumente që do të përcaktojnë kufijtë për një gjyq që avokatët e Combs duan të fillojnë në prill ose maj.

Ai caktoi një datë tjetër që Combs të paraqitet në gjykatë në dhjetor, megjithëse tha se avokatët mund të vendosin se nuk është e nevojshme.

Combs, 54 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij muajin e kaluar, duke përfshirë konspiracionin e shantazhit dhe trafikun seksual, bazuar në akuzat që datojnë që nga viti 2008.

Në seancën dëgjimore të së enjtes, ndihmësprokurorja amerikane Emily Johnson tha se 96 pajisje elektronike u sekuestruan në bastisjet në mars në rezidencat e Combs në Miami dhe Los Angeles dhe në një aeroport privat të paspecifikuar në Florida.

Sipas saj, katër pajisje të tjera u sekuestruan kur Combs u arrestua muajin e kaluar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X