Thursday, December 26, 2024
spot_img

Fero shpërthen ndaj ish-bashkëshortes: Arbenita dhe familja e saj anë nxitur fëmijën kundër meje

- Advertisement -..

Ditë pasi arriti të fitonte gjyqin për të takuar të bijën, reperi nga Kosova, Fero, sërish ka nisur problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Përmes një postimi në rrjete sociale Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.

Sipas tij, kur është takuar me të bijën, ajo godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.

“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Fero tha se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit dhe se nuk i duhet askush tjetër.

Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, deklaron në fund.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X