Friday, October 18, 2024
spot_img

“Dilemë nëse do ecja”/ Klodiana Shala flet për ndërprerjen e karrierës

- Advertisement -..

Sportistja e njohur, Klodiana Shala, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku ka bërë një rrëfim ndryshe mes karrierës dhe jetës personale.

Në vitin 2012, asaj iu desh që të linte sportin për shkak të një dëmtimi që i ndodhi para Lojërave Olimpike, ku do të merrte pjesë.

“Ka qenë e mira dhe e keqja, që nuk munda dot të vazhdoja sportin, por fati im i madh që unë u operova në shtyllë kurrizore nga doktorët më të mirë të botës se isha në olimpiadë”, tha Shala fillimisht.

Më pas Klodian shtoi se ‘mendoi se i ra bomba, se mori fund’. Por ajo thoshte ‘shyqyr që kjo ndodhi në olimpiadë’ pasi u operua nga mjekët më të mirë në botë.

“Thashë se më ra bomba. Thashë se unë mora fund atëherë. Por thoja shyqyr që isha në atë olimpiadë, shyqyr që isha brenda atij kampit. Unë kam dalë me barelë dhe flitej nëse do rrija me patericë, do ecja apo nuk do ecja. Kjo ishte gjëja. Unë u operova dhe eca. I mora anën pozitive se nuk kisha çfarë të bëja. Pavarësisht se u ndërpre karriera ime profesionale, kurse pjesën e sportit absolutisht unë vazhdoj të jem në krye të detyrës.

Më mungon pjesa profesionale. Para pak kohësh isha jashtë Shqipërisë për çështje pune, në disa seminare. Shkova në dyqane për të gjetur këpucët me thumba për të vrapuar në stadium, nuk i gjeta. Kështu që shpresoj që herën tjetër kur të dal t’i gjej këpucët me thumba, që të kthehem,  se po vdes të bëj një 200 atje në stadium me tartan”, rrëfen Klodiana Shala.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X