Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Partnerja e Liam Payne thyen heshtjen për vdekjen e tij

- Advertisement -..

Partnerja e Liam Payne, Kate Cassidy , ka thyer heshtjen për vdekjen e ish-anëtarit të One Direction. Influencuesja 37-vjeçare, e cila u lidh me Payne në 2022, reagoi e prekur nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

“Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe dashurinë që më keni dërguar. Jam në një shok total. Asgjë nga ditët e fundit nuk ishte e vërtetë për mua. Kërkoj dhe lutem që të më jepni hirin dhe hapësirën për ta menaxhuar këtë privatisht”, shkroi ajo.

Më pas ajo iu drejtua partnerit të saj të ndjerë duke shkruar “ Liam, engjëlli im! Ti je gjithçka për mua. Dua të dish se të kam dashur pa kushte. Unë do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X