Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Publiku e krahason banoren e re të BBVK me Kaderin, reagimi i Lumbardhit s’duhet humbur

Fituesi i BBVK2, Lumbardh Salihu ishte i ftuar në mbrëmjen e parë të edicionit të tretë të BBVK. Ndërsa u pyet se si iu duk një nga banoret, dikush i përmendi ish-partneren e tij, Kader Kicajn.

“Si t’u duk Lejla, Lumi?” e pyeti Alaudini.

“Me vetëbesim, qenka si barut, shumë eksplozive… Më duket se është një gocë që di si t’i tregojë bërrylat në situata të vështira”, tha Lumbardhi para se të dëgjohej një zë nga publiku që tha “si Kaderi”.

“Kaderi veç pak më e bukur është”, ia ktheu Lumi.

Më tej, ai shtoi se është OK me pyetjet për Kaderin, duke shprehur gatishmërinë për t’u përgjigjur.

Lumi dhe Kaderi ishin një nga çiftet më të pëlqyer të edicionit të dytë të BBVK, mirëpo lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas fundit të reality show-t.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X