Sipas pretendimeve të një ish-organizatoreje të festave, reperi Sean “Diddy” Combs vendoste standarde të rrepta për paraqitjen e grave që ftonte në festat e tij “Freak Off”. Ajo tha se vajzat duhej të ishin jo më shumë se 63 kilogramë, pa dhjamë apo celulit, dhe të vishnin veshje specifike.
Kriteret e tjera përfshinin flokë të gjatë, dekolte, stileto të larta dhe fustane të shkurtër. Organizatorja sqaroi se vajzat duhet të kishin fustan feste të shkurtër, jo më të gjatë se gjysma e kofshës.
“Pa pantallona. Pa xhinse. Pa këpucë të sheshta. Çdo vajzë duhej të kishte një fustan feste, preferohet shumë i shkurtër, mjaft për të mbuluar të pasmet, por jo më gjatë se gjysma e kofshës. Duhej të tregonin dekolte. Dhe çdo njëra prej tyre duhej të kishte veshur stileto me takë të lartë. Kjo ishte e patjetërsueshme: stileto të larta,” tha ajo.