Friday, November 1, 2024
spot_img

Është babai i fëmijës tim, por… ”- Ndarja me sherr e konflikte për pronat, Maja akuza ish-bashkëshortit

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur Maya është në një proces divorci me bashkëshortin e saj, Arben Ulbrich, pas ndarjes me sherr e konflikt mes tyre ku artistja hodhi akuza se ai e ka dhunuar, ndërsa arkitekti pretendoi se ajo donte t’i merrte pasurinë e djalin.

Maya është shprehur se procedurat për ndarjen e tyre s’kanë përfunduar ende, duke shtuar se shpreson që në nëntor të finalizohet procesi i divorcit.

“Divorci nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta”, tha ajo në një intervistë në emisionin “Rudina”.

Këngëtarja u shpreh se i shoqi po përdor djain e tyre për ta mërzitur, duke theksuar se nuk ka dashur që problemet e tyre të bëhen publike pasi ësgtë babai i fëmijës së saj.

Babai i djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura.

Artistja pretendoi se ish-bashkëshorti i saj është përdorues droge dhe alkooli, ndërsa theksoi se ka luftuar shumë që ai të hiqte dorë, por nuk ndodhi.

Këngëtarja shtoi se Arben Ulbrich “është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra”.

Këngëtarja Maya akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje.  Në një vendim gjyakte që mban datën 19 mars 2024, bashkëshorti i Mayas (Fatbardha Ulbirch) urdhërohet t’i qëndrojë 200 metra larg.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X