Tuesday, December 3, 2024
spot_img

Prej javësh në gjendje të rëndë shëndetësore, ndahet nga jeta babai i Jonida Vokshit!

- Advertisement -..

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka ndarë lajmin e trishtë se babai i saj, i cili prej javësh ndodhej në gjendje kritike, është ndarë nga jeta.

Me një postim në InstaStory, moderatorja i ka dedikuar fjalë prekëse të atit duke shkruar “ma bëre shpirtin copë o ba”.

Jonida Vokshi shprehet se do e dojë deri në frymën e fundit.

“ Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi serish!”, shkruan ajo.

Rreth 3 javë më parë, moderatorja tregoi se babai i saj po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.

Edhe përgjatë kësaj kohe, përmes një InstaStory, Jonida Vokshi falenderoi ndjekësit e saj për mbështetjen, teksa sqaroi se gjendja e të atit ishte ende kritike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X