Friday, November 1, 2024
spot_img

Eni Jani nostalgjike, flet për rolin e saj në “Njerëz dhe fate”!

- Advertisement -..

Aktorja Eni Jani, e njohur si Era e filmit “Njerëz dhe Fate” së fundmi është kthyer pas në kohë dhe ka folur për nostalgjinë e kujtimeve të viteve 2000.



Kur i është besuar ai rol Eni ka qenë vetëm një studente e cila studionte në Akademie e Arteve ndërsa sot, 20 vite më vonë aktorja është nëna e dy fëmijve.

Teksa ka folur për rikthimin e këtij seriali ajo ka shtuar se dhe sot e kësaj dite shumica e njerëzve e njohin si “Era” dhe  jo me emrin e saj të vërtetë.

Eni është shprehur se në  kohën kur ka luajtur serialin e famshëm shqiptar, ajo e ka pritur si një dhuratë dhe e ka shijuar shumë pasi roli i saj në film ishte me peshë.

“Ka qenë një kohë shumë e bukur, unë për shembull e kam shijuar shumë. Unë isha akoma në Akademi dhe e shikoja si një gjë të pabesueshme, sepse akoma studente, mua mu dha një mundësi e tillë. Të të jepej mundësia në një serial që po bëhej për herë të parë dhe të ishe një personazh me jo pak peshë, për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme, për mua ishte fat, e konsideroj fat. Normalisht e kam shijuar. Mbase sot do ta mendoja më tepër, do të isha me më shumë mendime, por në atë kohë unë e kam marrë si dhuratë dhe e kam shijuar si një të tillë,” u shpreh aktorja.

Ndër të tjera ajo është shprehur se këto ditë teksa aktorja po promovon rikthimin e serialit të ri, shumë vajza i shkruajnë duke i thënë se prindërit u kanë vënë emrin Era vetëm nga filmi.

“Gjëja më e bukur është që sot e kësaj dite, sidomos tani që ka dalë dhe promo e filmit dhe më shkruajnë shumë vajza që më thonë; “Mua ma kanë vënë emrin Era nga filmi, dhe unë e kam ermin Era nga ai film.” Është shumë bukur kur të shkruajnë sepse impakti që ka pasur ai serial ka qenë aq i madh saqë dhe personazhe të ndryshëm t’i vënë emra tek fëmijët,” tha Eni në një intervistë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X