Sunday, February 1, 2026
spot_img

Latest Posts

“Rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti!”/ Postimi prekës i Edlira Çepanit për bashkëshortin e ndjerë

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut , Edlira Çepani, ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta më 18 Shtator. Me një mesazh plot ndjenjë dhe falënderim, Edlira përkujton bashkëshortin dhe shokun e saj të jetës me fjalë prekëse:

“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”

Gerti Bogdani, politikan i njohur demokrat, u nda nga jeta papritur më 18 shtator, ndërsa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.

 Fatkeqësisht, 44-vjeçari pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e tij.

Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin. Ai mbetet një figurë e respektuar, një baba dhe bashkëshort i dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje dhe dashuri nga të gjithë ata që e njohën.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X